close

THAÇI: NUK DO TË KETË SHKËMBIM TERRITORESH ME SERBINË

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se kurrë nuk do ketë shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Thaçit, shkëmbimi i territoreve është pazar dhe se do të ndodhë vetëm po të kalojnë mbi trupin e tij.

Presidenti i Kosovës u shpreh se është për korrigjim kufijsh, por pa cënuar territorin e Kosovës. Deklaratat u bënë gjatë Samitit për Diasporën të mbajtur në Tiranë. /Agjencitë/