close

THAÇI: TË PËRMBYLLET MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka kërkuar që brenda vitit të përmbyllet marrëveshja finale Kosovë-Serbi. Në të kundërtën sipas tij rrezikohen raportet rajonale.

Aspak premtuese për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë i konsideron zhvillimet e fundit presidenti i Kosovës Hashim Thaci.  Për Thaçin, edhe përkundër iniciativës për të zhbllokuar dialogun Kosovë-Serbi gjërat nuk po lëvizin fare. Në konferencën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, i organizuar nga RIDEA, Thaçi tha se përmbyllja e dialogut me Serbinë që rezulton me njohje reciproke është interes kombëtar i Kosovës. Ka kërkuar nga spektri politik të jenë unik për këtë çështje.

“Nuk kam dyshim që në këtë vit mund të arrihet marrëveshje ligjërisht obligative në mes Kosovës dhe Serbisë, por nëse nuk ndodhë hymë në një fazë të rrezikshme të këtyre raporteve, të cilat mund të destabilizoj raportet jo vetëm tonat si dy shtete por edhe rajonin. Uashington apo Bruksel nuk ka mundur të imagjinoi që dy dekada më vonë, Kosova dhe Serbia nuk do të krijojnë marrëdhënie normale.” – deklaroi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

“Projekti i Serbisë për ndarje të Kosovës ka dështuar, por jo ideja. Në Serbi është quajtë përkufizim, ndërsa në Kosovë korrigjim i dhimbshëm, emërtime të ndryshme, por çështje të njëjta. Pengese për neve në BE janë pesë shtetet që nuk na kanë njohur, kurse për Beogradin pengesë është Kosova.” –shprehet Albin Kurti-Kryetar i LVV-së.

“Inkurajoj Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një dialog normalizimi. Për momentin veprimet uniterale për Kosovën dhe Serbinë e bëjnë të vështirë progresin në dialog.” – vlerëson Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së.

Sipas ankesës së Institutit Ridea 32 për qind e qytetarëve janë për korrigjimin e kufijve që do të rezultonte me njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/