LDK-ja nominon Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre
Më 6 tetor Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka caktuar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë. Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre nga kjo parti.
Vjosa Osmani edhe zyrtarisht është nominuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës si kandidate e kësaj partie për kryeministre të Kosovës. Kjo është hera e parë në historinë e Kosovës së pasluftës që një parti nominon një femër kandidate për kryeministri. Ndonëse ishte e 83 Vjosa Osmani, ka qenë deputetja më e votuar në mandatin e kaluar. Ndërsa Lutfi Haziri i cili pretentonte këtë kandidim do të jetë bartës i listës
“Arritëm marrëveshje me konsensus të plotë. Për kandidat e kemi pas z.Lutfi Haziri dhe zonja Vjosa Osmani. Edhe mbi bazën e vullnetit, edhe propozimit të z.Haziri, jemi përcaktuar për zonjën Vjosa Osmani.” -tha Isa Mustafa-Kryetar i LDK-së.
“Do të punojmë për të nxjerrë vendin nga humnera ku e kanë vendosur njerëz të pandërgjegjshëm, të korruptuar, që asnjëherë interesin e qytetarit s’e kanë pasur prioritet. I garantoj qytetarit se asnjëherë nga sot nuk do të ndihen se s’kanë zë. Në veçanti, nënat, gratë, vajzat.”- shprehet Vjosa Osmani-Kandidate për Kryeministre nga LDK-ja.
Gjithmonë ka pasur tolerancë, bashkëpunim e vlerësim me racionalitet që kanë sunduar si vlera politike të partisë. Kjo parti ende nuk ka vendosur nëse në këto zgjedhje do të garojë si parti e vetme apo do të bëj koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Derisa PDK-ka ka paralajmëruar befasi rreth koalicioneve parazgjedhore, AAK-ja tashmë ka zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor me PSD-në, ndërsa AKR-ja me Nismën SocialDemokrate. Ndëkrohë presidenti Hashim Thaçi ka marrё vendim për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme më 6 tetor. Presidenti ka udhëzuar KQZ-në t’i ndërmarrë tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/