Thatësira intensifikon zjarret edhe në Maqedoni

ANGELOV: QYTETARËT TË MOS NDEZIN ZJARR NË AMBIENT TË HAPUR

Një numër i madh i zjarreve kanë ndodhur muajt e fundit, theksoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov duke numëruar 141 zjarre në prill, 193 në maj, 191 në qershor, më shumë se 90 në korrik dhe 88 zjarre vetëm në tetë ditët e para të gushtit. Thatësira që ka kapluar pothuajse gjithë Evropën dhe Maqedoninë, në masë të madhe ndihmon përhapjen e zjarrit, për çka Angelov i’u bëri thirrje gjithë qytetarëve, bujqve dhe blegtorëve të mos ndezin zjarr dhe kashtë në ambient të hapur. Vendi disponon me mbi 200 cisterna dhe vetura të lehta të terrenit që ndihmojnë në shuarjen e zjarreve pyjore, me zjarrfikës dhe vullnetarë nga mjediset lokale, ndërsa në rast të situatës së krizës do të përfshihen edhe ushtria dhe policia. Momentalisht, Angelov ka shpresa se shiu që ka rënë në Ohër, do të ndihmoj në shuarjen e zjarrit në afërsi të rrugës drejt Resnjës përcjell KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

  “Si do që të jetë situata është jashtëzakonisht serioze, gjatë ditës së sotme ka vetëm një zjarr akitv, i cili është në të majtë të rrugës nga Ohri drejt Resnjës, fshati Vapila Sirula, drejt fshatit Rasini, në lartësi mbidetare prej 850 metra. Lajmi i mirë është që ka filluar të bjerë shi, zjarri do të shuhet. Tërë mëngjesin kishte betejë të vërtetë me zjarrin i cili përhapej në tre drejtime, njëri drejtim iu afrua për rreth 800 metra fshatit, deklaroi Stojançe Angellov nga QMK./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share