close
Rajoni

“The Times”: Turizmi shqiptar në nivelet e Greqisë e Kroacisë

shqiperia-times (1)

Media britanike: Një Shqipëri që po i largohet reputacionit negativ për lidhje me krimin e organizuar

Pamje magjepsëse plazhesh dhe ushqime të lira. Një Shqipëri që po i largohet reputacionit të lidhur me krimin e organizuar. Një vend që po krahasohet me Greqinë dhe Kroacinë teksa turizmi po i rikthet normalitetit pas pandemisë. Kështu përshkruhet vendi ynë në një artikull të publikuar në “The Times”.

Prestigjiozja britanike shkruan se rrjetet sociale po shërbejnë si një forcë nxitëse e interesit gjithnjë e më të madh për të vizituar këtë vend.

Videot e publikuara në rrjetin social Tik Tok shfaqin pamje të Ksamilit, një resort plazhesh me ujëra të kaltra dhe janë video janë shikuar më shumë se 60 milionë herë, thuhet ndër të tjera në artikullin e “The Times”.

Rreth 3 milionë turistë të huaj kanë zgjedhur si destinancion për të pushuar vendin tonë, rreth 1 milionë turistë më shumë se gjatë vitit 2021.

Gjatë kësaj periudhe vendi ynë është zgjedhur si destinacion turistik më shumë nga francezët, më pas renditen fqinjët përtej Adriatikut, italianët dhe holandezët të cilët janë të tretët për numrin më të madh të hyrjeve gjatë periudhës 1-8 Gusht 2022.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia