Shtetet e Bashkuara dhe Irani vazhdojnë retorikën ndërkohë që tensionet ushtarake midis Teheranit dhe Perëndimit arritën të hënën një tjetër pikë të lartë.Presidenti i SHBA, Donald Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Uashingtoni është gati për “më të keqen absolute” nga Irani.
“Ata janë vërtet shteti numër një i terrorizmit në botë”, tha presidenti Trump gjatë një daljeje para kamerave me presidentin pakistanez Imran Khan në Zyrën Ovale.Komentet e presidentit të SHBA erdhën disa orë pasi Irani përdori retorikën e tij për të ushqyer më tej tensionet me Perëndimin, duke njoftuar se kishte kapur 17 agjentë amerikanë dhe i kishte dënuar disa prej tyre me vdekje. /Agjencitë/