close

THERESA MAY LUAN BILARDO ME GIUSEPPE CONTE

May iu bashkua kryeministrit italian Giuseppe Conte në lojën e bilardos, edhe pse pranoi publikisht se nuk di mirë të luaj. Megjithatë kur i erdhi radha kryeministres britanike, ajo mezi arrinte ta mbante në dorë shkopin.

Megjithatë e gjithë kjo u përcjell me një dozë humori ku të pranishmit dukeshin të relaksuar. Ndryshe May aktualisht është duke marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe dhe BE-së, ndërsa nuk është politikania e parë që ia ka mësyrë lojës së biliardos. Vite më parë ishte kryeministrja Margaret Thatcher, Tony Blair dhe David Caqmeron që janë fotografuar duke luajtur bilardo. /Agjencitë/