close

TIMONIE: ENDE NUK KA NJË VENDIM PËR RMV

Ambasadori francez, Kristian Timonie thotë se vendi i tij ende nuk ka sjellë vendim lidhur me çështjen për marrjen e datës së negociatave me Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE dhe më pas thekson se Franca është në anën tonë për atë rrugë.

Franca akoma nuk ka sjellë një vendim lidhur me çështjen për marrjen e datës së negociatave me Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE, deklaroi ambasadori francez Kristian Timonie, në një intervistë të Radios Evropa e lire, megjithatë, Timonie shtoi se vendi i tij është në anën tonë për këtë proces. Ai sqaroi se për këtë do të merret parasysh bilanci i agjendës reformuese 3-6-9 dhe 18.

“Kishte një pengesë, ishte vetoja greke që nuk lejonte hapjen e bisedimeve, por edhe vetoja për hyrje në NATO. Tani kjo është kapërcyer sepse të gjitha kushtet janë plotësuar, dhe kjo është rezultat i Marrëveshjes së Prespës. Çështja e dytë që i ngrit në qershor të vitit të kaluar ishte agjenda që duhej zbatuar 3-6-9 dhe agjenda 18. Tani presim bilancin e kësaj agjende.” –tha Kristian Timonie – Ambasadori i Francës në RMV.

Makron ka ide ta bëjë Evropën me të vërtetë funksionale dhe të aftë t’u përgjigjet sfidave të reja botërore të cilat janë gjithnjë e më të shumta dhe më të ndërlikuara, shprehet Timonie. Ai e hedh poshtë vërejtjen se Franca është frenuese e eurointegrimeve të Maqedonisë dhe paralajmëron se në tetor kjo çështje do të hapet.

“Do t’i hapim bisedimet me partnerët tanë dhe vendet e tjera anëtare në tetor lidhur me konkludimet e qershorit. Dhe ato konkludime nuk çojnë drejt hapjes së atyre bisedimeve për vlerësim të raportit të Komisionit në atë kohë. Nuk mund t’ju them çfarë do të jenë ato konkludime sepse për atë do të bisedohet mes të gjitha shteteve anëtare. Këtu e kemi çështjen për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë e Veriut, dhe sipas të gjitha gjasave do të zhvillohen bisedime të cilat do të mundësojnë të merren parasysh edhe përparimet, në vende të ndryshme. Përparime të cilat tek disa vende janë shqetësuese, ndërsa tek disa janë pozitive, e më pas shtetet anëtare do të bisedojnë nëse ka ardhur momenti për hapje të negociatave.” –shprehet Kristian Timonie – Ambasadori i Francës në RMV

Ndryshe, pushteti shprehet optimist se gjatë këtij viti Maqedonia e Veriut do të nisë bisedimet me Bashkimin Evropian, ndërsa nga opozita akuzojnë se datë nuk kemi marrë edhe pse Maqedonia ka ndërruar emër. /Klan Macedoni/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!