close
Top LajmeVendi

TIMONIE: QYTETARËT T’I SHOHIN PRIORITETET E MAQEDONISË

Screenshot_4

Të flaken tundimet nacionaliste!


Në një intervistë për Klan Maqedoni, ambasadori i Francës Kristian Timonie foli për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon. Timonie theksoi se duhet të tentohet t’i jepet fund shekullit të 19-të në rajon, edhe pse siç theksoi ai, kjo është e vështirë, sepse shumë çështje kanë mbetur të hapura, e që datojnë që nga shekulli i 19-të, dhe që kanë të bëjnë me njohjen kombëtare dhe zgjimin kombëtar.

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie në intervistën dhënë për Klan Maqedoni duke folur për ligjin e gjuhëve theksoi se çështja e gjuhës shqipe mund të paraqesë prioritet për shqiptarët, por nuk futet në prioritetet e Unionit Evropian. Timonie theksoi se për ta çështjet më thelbësore për integrimin e Maqedonisë, janë reforma e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit.

‘Sido që të jetë ky ligj, unë nuk do të shprehem për përmbajtjen e tij. Ai duhet të jetë i miratuar sipas procedurave kushtetuese normale,  e përveç kësaj nuk duhet të shërbejë si një ferman për ndarje dhe përçarje. Për këtë duhet që maqedonasit, shqiptarët, si dhe bashkësitë e tjera të komunikojnë mes tyre me mirësi, e mos të kërkojnë probleme shtesë, sepse ky ligj në përpilimin e tij kompleks, mund të jetë shumë i kushtueshëm (i shtrenjtë) në aspektin kohor dhe në energji, prandaj ju mbetet juve që ta shihni këtë, e si qytetarë të Maqedonisë të shihni se ku janë prioritetet e juaja.’ –deklarojnë Kristian Timonie – Ambasador i Francës në Maqedoni.

Timonie theksoi se duhet të tentohet t’i jepet fund shekullit të 19-të në rajon, edhe pse siç theksoi ai, kjo është e vështirë,  sepse shumë çështje kanë mbetur të hapura, e që datojnë që nga shekulli i 19-të, dhe që kanë të bëjnë me njohjen kombëtare dhe zgjimin kombëtar.

‘Duhet që popujt të jenë të kthjellët dhe t’i flakin tutje tundimet nacionaliste. Besoj se kjo është gjëja më e rëndësishme, e poashtu mandej të mbizotërojë edhe guximi, të cilin patëm rastin ta shohim në Prespë. Por kuptohet se ekziston edhe njëra prej çështjeve më të mëdha, sepse nuk është e vetmja në rajon, e që ndërlidhet me dialogun, absolutisht të domosdoshëm mes Prishtinës dhe Beogradit. Ky dialog mund të bëhet në bazë të respektit, realitetit, e poashtu edhe përmes shtrirjes së dorës.’ shprehet Kristian Timonie – Ambasador i Francës në Maqedoni.

Ndërkaq, duke folur për Marrëveshjen e Prespës, Timonie theksoi se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme, sepse është një sinjal për tërë rajonin, që siç u shpreh ai, mëton të theksojë që çdo problem mund të rregullohet përmes vullnetit të mirë reciprok (të ndërsjellë). /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia