Presidentët e vendeve të procesit të BRDO-BRIJUN-it, kanë nisur takimin e tyre në Tiranë.
Presidentët e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, janë pritur në nisje të Samitit nga Presidenti Ilir Meta, me Presidenten e Kroacisë Grabar Kitarovic e Presidentin e Sllovenisë Pahor, liderët e dy vendeve të BE, iniciuesit e Procesit të BRDO BRIJUN-it në vitin 2010.
Të ftuar specialë të Samitit janë shefja e diplomacisë së BE-së, njëkohësisht zv.presidente e Komisionit Europian Fererika Mogerini dhe presidenti i Polonisë Duda.
Samiti që përkon me “Ditën e Evropës”, synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian, e për këtë në fund të Samitit do miratohet një dokument i përbashkët.
Po në mbyllje të takimit, në orën 11:40 është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e pjesëmarrësve të këtij Samiti.
/ABC News Albania 24/7