close
Rajoni

TIRANË: POLEMIKA MES BRNABIQIT DHE KURTIT

BBFE00FC-CB9A-4817-8C0B-AF6C4B09ABA8

Gjatë samitit të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë ashtu siç pritej pati shkëmbim replikash edhe mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe homologes serbe Ana Brnabić.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kërkoi që të rishikohet marrëveshja rajonale CEFTA, në të cilën Kosova sipas tij duhet të përmendet si shtet. Madje Kurti kërkoi nga Kryeministrja Ana Brnabić që ta njihte publikisht pavarësinë e Kosovës. Kurti theksoi se nismat rajonale hasin në pengesa për shkak se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Nga ana e saj kryeministrja serbe i kujtoi Kurtit se Kosova nuk është anëtare e OKB dhe nuk njihet as nga pesë anëtare të BE.

“Takimi në Tiranë ishte më i vështirë sesa unë prisja. U përpoqa qe ta përqendroja diskutimin pas dyerve të mbyllura në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, por dikush tjetër kërkoi që ta transferonte bisedën politikën lokale të Prishtinës. Unë mendoj se ishte provokim dhe idetë e Kurtit rreth asaj se si duhet të shihet bashkëpunimi rajonal, prandaj ai mori një përgjigjen e duhur”.

Sipas Brnabić, Kurti kërkoi një format tjetër në të cilin Kosova dhe Serbia janë partnerë të barabartë, por kjo është e papranueshme për Beogradin. Brnabic njoftoi se ndërtimi i autostradës së paqes, nga Nishi në Merdare, do të fillojë në muajin Shtator./Klan News/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia