close
Rajoni

TIRANË: VELIAJ PRET HOMOLOGËT E BASHKIVE TE RAJONIT

C719E0A0-59C9-4C72-B349-EC9F234799CD

 “BASHKËPUNIM EKONOMIK PER RIMËKËMBJEN PAS PANDEMISË”


Kryebashkiaku I Tiranes, Erion Veliaj ka mikrpitur kete te enjte homologët e Bashkive të Rajonit. Ata diskutuan për hapjen pas pandemisë së Covid 19 dhe bashkëpunimin për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit.

ERION VELIAJ- KRYETAR I BASHKISË SË TIRANËS 

“Ndonjëherë krizat janë edhe në mundësi, mundësi për të na bashkuar, për të bashkëpunuar, mundësi për t’u bërë pak më të mirë, mundësi për të vlerësuar gatishmërinë e kalitjen e organizatave tona, kështu që patjetër një sfidë por edhe një mundësi”,

Veliaj pohoi se është i lumtur që kjo mbledhje përkon edhe me hapjen e Shqipërisë pas pandemisë.

 “Kemi pasur disa ditë rresht ku i kemi pasur një shifrore numrat e të infektuarve e nëse vazhdojmë me këtë trend Shqipëria do të shkojë drejt një hapje përfundimtare. Në sheshin “Skënderbej” janë dy hapësira, një ku shkon e vaksinohesh dhe tjetra ku do të shohim Kampionatin Evropian të Futbollit. Kjo është një metaforë e adaptimit.

Temat e takimit u fokusuan te rimëkëmbja ekonomike, kryesisht nëpërmjet turizmit pas pandemisë. Mbledhja e sotme përkoi me ditën kur përkujtohet Lidhja e Prizrenit./Tv Klan/  

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia