close
Top LajmeVendi

“TITANIK 2”: ISENI KA KËRKUAR AKTGJYKIM TË PAFAJËSISË PËR KLIENTËT E TIJ

Screenshot_2

Avokati i të akuzuarve Menduh Thaçi dhe Bedredin Ibrahimi, Elver Iseni në fjalët përfundimtare për rastin e PSP-së “Titanik 2” ka kërkuar aktgjykim të pafajësisë për klientët e tij. Iseni tha se akuza e PSP-së është paraqitur nga paditës i paautorizuar, duke aluduar në interpretimin e Gjykatës së Lartë.

Menduh Thaçi nuk tha fjalët përfundimtare dhe tha se pajtohet me thëniet e avokatit të tij. Avokati thirret edhe në amnistinë e presidentit Gjorge Ivanov, me të cilën u amnistuan të akuzuarit. Iseni thotë se edhe pse amnistia është tërhequr ajo përsëri prodhon efekt ligjor, ndërsa thirret edhe në vendimin e Gjykatës së Lartë në Greqi për mos ekstradimin e dy të akuzuarve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski.

Në rastin e PSP-së “Titanik” akuzohen Menduh Thaqi, Bedredin Ibrahimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Sasho Mijallkov. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia