Çiklisti nga Kolumbia pjesë e skuadrës “Team Ineos” Egan Bernal ka fituar edicionin e 106-të të Tour de France pasi arriti kohë të përgjithshme prej 82 orë e 57 minuta’. Ndërsa çiklisti australian Caleb Ewan ka triumfuar në shtegun e sheshtë Rambouillet – Paris Chapms Elyseese të gjatë 128 kilometra e përshkoi për 3 orë 4 minuta e 8 qindtat, ku shpejtësia mesatare e kësaj etape ishte 41.7 kilometra në orë.
Edicioni i 106-të i çiklizmit “Tour de France” zgjati plotë 21 ditë në 21 etapa të sheshta, kodrinore dhe malore dhe me 3365.5 kilometra, 176 çiklistë nga 22 skuadra kanë rrugëtuar me pasione, emocione, rënie e ngritje, me gjakosje në edicionin e 106-të të garës më me nam të çiklizmit botëror Tour de France, duke u ndjekur nga miliona adhurues dhe duke dhënë sonte në Paris Champs Elyseese shfaqjen e fundit të kurorëzimit me “Mbretin” e këtij edicioni.
Fitues i fanelës së verdhë është çiklist anglez Thomas Geriant. Fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 316 pikë e fitoi sllovaku Peter Sagan. Çiklisti francez Romain Bardet u shpallë Mbret i maleve. Fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e fitoi kolumbiani Egan Bernal, ndërsa fanellën kombative të kuqe si çiklisti më luftarak fitoi çiklisti francez Julian Alaphilippe. /Agjencitë/