close

TRAGJEDIA BËN BASHKË SPORTIN DHE TIFOZËT

Skuadrat sportive në vendin tonë të prekur nga tragjedia që ndodhi në pasditën e së mërkurës në autostradën Shkup-Tetovë, shprehin ngushllimet e tyre. Klubet e futbollit në Maqedoni si Shkëndija, Vardari, Renova, Shkupi, Teteksi, Gostivari dhe klubet tjera, por edhe tifozët e tyre që “ishin në hasmëri” si asnjëherë më parë, përmes reagimeve të tyre u janë  bashkuar dhimbjes së familjarëve të viktimave.

Mesazhe ngushëllimi arrijnë nga të gjitha klubet dhe tifozeritë, me një emërues të përbashkët, që në këto çaste tragjike, të gjithë të jemi bashkë, siç thuhet për të tejkaluar një dhimbje të madhe. Ndërkaq për shkak të rastit tragjik, ku në mesin e viktimave është edhe një sportist nga Gostivari, është anuluar edhe turneu përfundimtar i Kupës së Maqedonisë së Veriut në basketboll që duhej të fillon nesër në Gjevgjeli, ndërsa Federata e basketbollit ka sjell vendim që e njëjta do të zhvillohet në muajin prill. /Shaban Sinani/