Transportuesit kalojnë natën në autobusa, qytetarët i’a mësyjnë biçikletave

“KËRKOJMË FALJE QYTETARËVE, NUK KEMI ZGJIDHJE TJETËR”

Në tëmperatura të ulëta transportuesit privat kaluan natën në autobusat e parakuara në udhëkryqe. S’kanë aleternativë, e as përgjigje për zgjidhje të problemit që kanë. Kërkuan falje qytetarëve të cilët u shkaktojnë telashe ne trafik.

 ”Deri tani nuk kemi asnjë marrëveshje, ne kemi qenë gjithë natën këtu ne kemi ndejtur dhe kemi ruajtur autobusët tonë sepse prej aty e kemi idaren, ne do të vazhdojmë protestën deri sa të arrihet marrëveshja, kemi ndejtur gati mbi 30 persona deri në mëngjes, ka qenë ftohtë kemi kalu me vështirsi”  – tha njëri nga shoferët

“Këkojmë falje gjithë qytetarëve për vështirsitë që u’a kemi sjellë por nuk jemi fajtor ne, fajtorët duhet gjetur diku tjetër, por duhet të na japin përkrahje edhe qytetarët që të arrihet sa më shpejtë kjo marrëveshje, kjo do ti detyron Pushtetin dhe opozitën që të gjejë ndonjë zgjidhje që ne të fillojmë me punë sërish” – tha njëri nga shoferët.

E bllokadat kanë inkurajuan disa qytetarë të vozisin biçikletë.

A shkaku i bllokadave keni dalë me biçikletë?

Po isha i detyruar, ndryshe si do shkojë në punë kjo është për të ardhur keq, turp”.

E qytetarë të cilët shfyrtëzojnë transportin publik çdo ditë e kanë më vështirë.

A shkaku i protestave jeni duke shkuar në këmbë?

Po, po shkaku i bllokadave jemi duke shkuar në këmbë, do të shohim ku të presim autobusë por nuk e dimë ku, dje nuk ishim në punë sot patjetër të shkojmë”.

A shkoni në punë?

Po, por unë punoj afër dhe mundem edhe në këmbë por kjo është një turp”.

Transportuesit privat thonë që do të protestojnë deri në arritje të ndonjë marrëveshje me Qytetin e Shkupit. /Klanmacedonia/

PËRGATITI: ARBANA Q KLIMENTA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share