close
Top LajmeVendi

TRE PROKURORË TË ISH-PSP-së KALOJNË TEK RUSKOVSKA

DD56041F-C46F-4D06-BAFD-2B4A20EF9EDD

FATIME FETAI NUK KALOI “FILTRIN”, POR ZGJIDHET PROKURORE E LARTË PUBLIKE


Në prezencë të mediave Këshillit i Prokurorëve Publik zgjodhi 10 Prokurorë në Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Nga 10 zgjedhjet që u bënë, pesë prej tyre janë Prokurorë nga ish PSP-ja.

Me 9 vota “për” Prokurorja në rastin “Monstra”, Fatime Fetai, me propozim të LSDM-së u emërua në Prokurorinë e lartë. Në këtë prokurori u emërua edhe një tjetër Prokuror nga ish-PSP-ja, bëhet fjalë për Burim Rrustemin i cili kishte përfaqësuar akuzën në rastin ”Sopoti”. Rrustemi  në këtë pozitë vjen më propozim të BDI-së. Tre prokurorë të tjerë që po ashtu vijnë me propozim të LSDM-së janë Naum Panovski, Snezhana Bundalevska dhe Sasho Rajçev i cili për momentin është shef i Prokurorisë së Shkupit.

Ekipi i Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit që udhëhiqet nga Vilma Ruskoska fitoi edhe 5 prokurorë të rinj. Tre prej tyre janë nga ish PSP-ja. Bëhet fjalë për Artan Ajro i cili u zgjodh me 11 vota ‘PËR’, Trajçe Pelivanov me 11 vota ‘PËR’   si dhe Prokuroren Lile Stefanova për të cilën votuan 10 “Për” dhe 1 “Kundër”. Stefanova  së fundi është në fokus të opinionit për shkak të hetimeve në rastet “Perandoria” dhe “Parcelat në Vodno” ku të dyshuar janë: biznesmeni Orce Kamçev, ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski. Në këtë Prokurori u zgjodhën edhe Natasha Poptrajkova dhe Katerina Kollareviq me nga 11 vota “PËR”.

Në konkursin për zgjedhjen e pesë prokurorëve në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion,  aplikuan 14 kandidatë përfshirë këtu edhe Fatime Fetain, të cilët nuk fituan numrin e nevojshëm të votave nga anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publik.

Gjithashtu në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Stojanco Arnaudovski u zgjodh prokuror publik i Prokurorisë Themelore Publike në Strugë. Prokurorët Xhemal Loga dhe Blagoja Daskalovski gjithashtu aplikuan për këtë pozicion.

Seanca, pas presionit të gazetarëve, ishte e hapur për publikun. Më herët, Këshilli kishte konstatuar se seanca nuk mund të mbahet online, pavarësisht se ligji kategorizon se seancat për zgjedhjet e prokurorëve duhet të jenë publike dhe transparente. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia