Gjipali, Tusha e Cerashi mahnitën publikun
Tre tenorët shqiptarë, Josif Gjipali, Kastriot Tusha dhe Enea Cerashi performuan në skenën e Operës së Maqedonisë. Koncerti ishte nën udhëheqjen e dirigjentit të mirënjohur Leonardo Kuadrini dhe orkestrës filhramonike të Universitetit të Arteve “Ibrahim Madhi” me drejtor artistik Isak Shehu.
Figura me bagazh të madh artistik, si Josif Gjipali, Kastriot Tusha dhe Enea Cerashi bashkë me violinistin e mirënjohur Zeqir Sulkuqi shtuan peshën e festivalit “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”.
“Skena e muzikës serioze shqiptare” këtë vit ka edicionin e shtatë të saj, ndërkaq të premtën, më 19 prill 2019-të, do të sjellë edhe aktivitetin e pestë, koncert me violinistin virtuoz shqiptar, Tedi Papavrami. /Zana Muhaxhiri-Ramadani/