close

TRESHJA EVROPIANE KEQARDHJE PËR DATËN

Vajgël: Vera do të kalojë shpejt, tetori është afër


Eurodeputetët të cilët në Shkup dy ditë morën pjesë në dialogun ndërpartiak “Zhan Mone” në Kuvend, shprehën keqardhjen e tyre që data e pritur për fillim të negociatave të Maqedonisë me BE-në nuk u bë në qershor, por u prolongua për në tetor. Por, Knut Flekenshtajn, Ivo Vajgëll dhe Eduard Kukan, mbrëmë shprehën bindjen se nuk do të ketë prolongime të reja, përkatësisht atë që e premtoi kancelarja gjermane Angela Merkel, ashtu edhe do të ndodhë.

Mënyra në të cilën politikanët dhe qytetarët “e gëlltitën kafshatën e hidhur”, prolongimi i ri për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nga qershori në tetor, sipas eurodeputetit slloven Ivo Vajgëll është për t’u pasur lakmi dhe nuk ka vend për dëshpërim. Lajmi i mirë është anëtarësimi i shpejtë në NATO, dhe menjëherë pas përfundimit të verës administrata dhe opinioni duhet të përgatiten për procesin të cilin e imponon Brukseli për të gjitha vendet kandidate.

“Shtatori, tetori janë shumë afër, asgjë nuk ka përfunduar, vetëm vera duhet të kalojë përpara datës që jam i bindur se këtë herë do të shënojë fillimin e negociatave. Dhe fillimin e një procesi të dhimbshëm për përshtatje të kushteve të cilat vlejnë për secilin vend që të bëhet anëtar i BE-së.”- tha eurodeputeti slloven Ivo Vajgël,

Edhe më shumë i bindur në premtimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, është gjermani Knut Flekenshtajn, i cili edhe pse vjen nga një parti tjetër, siç theksoi, këtë herë i beson.

Mund t’jua vërtetoj, edhe pse nuk e dua gjithmonë, këtë herë më pëlqen shumë. Ajo është kancelarja e shtetit, dhe ende është shumë e fuqishme, dhe nëse ajo diçka e thotë aq qartë, atëherë me siguri ka pasur arsye të mirë për këtë. Jam i bindur se në shtator, tetor do të publikohet data për negociata.” – deklaroi eurodeputeti gjerman Knaut Flekenshtajn.

Eurodeputeti sllovak Eduard Kukan u ndal në dialogun ndërpartiak, këtë here i orientuar drejt pikave të Rregullores së Kuvendit, kuvendi i vetëm funksional në rajon, siç theksoi:

“Themi se jeni lider rajonal, por këtë duhet ta dëshmoni vazhdimisht, jo vetëm me një arritje. Është kënaqësi për ne të punojmë me kolegët nga Kuvendi juaj, i njohim, këtu vimë që një kohë të gjatë. E vlerësojmë shkëmbimin e hapur dhe miqësor të mendimeve, i cili jo çdoherë shpie në marrëveshje, por ata premtojnë se kjo do të ndodhë më vonë.” shprehet eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan.

Ajo që u arrit në sesionin e dytë të dialogut politik “Zhan Mone”, siç sqaroi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka të bëjë me rregullat të cilat do ta lehtësojnë punën në shtëpinë ligjdhënëse.

“Kjo është pjesë e punës së kufizimit të kohëzgjatjes së diskutimeve, që të mund të ketë parashikueshmëri në fillim dhe në fund të debatit për një pikë të caktuar. Ka një pjesë nga mënyra për zgjedhjen e sekretarit të Përgjithshëm, zëvëndës sekretarit të Përgjithshëm, ka një pjesë rreth çështjeve për imunitetin dhe riinstitucionimin e imunitetit, në lidhje me mënyrën e marrjes dhe votimin, si dhe mundësia të kthehet institucioni i imunitetit. Edhe një pjesë rreth procedurave të shkurtuara.”- vlerëson Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi.

Në dialogun ndërpartiak është arritur pajtueshmëri rreth mënyrës së fillimit dhe mbarimit të seancës konstituive, dhe është shtuar një kapitull i ri i cili e ndan procedurën për zgjedhje të kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, me çka do t’u iket manipulimeve dhe prolongimeve siç ndohi më 27 prill të vitit 2017 kur Talat Xhaferi u zgjodh njeriu i parë i Kuvendit në Maqedoni. Ky është raundi i dytë i dialogut midis deputetëve vendas me ndërmjetësim të kolegëve të tyre evropianë, i cili zakonisht mbahet në shtëpinë historike të Zhan Mone, një nga themeluesit e Bashkimit Evropian, në Francë, por udhëtimi deri në Bazoshe – sur – Gujon, në perëndim të Parisit për deputetët nga Maqedonia ishte shumë larg, kështu që takimi i parë u mbajt në Ohër, ndërsa i dyti fundjavën e kaluar në Shkup. /Biljana Georgievska/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!