close

TRI SULME NË AFGANISTAN, DHJETËRA TË VDEKUR

Më shumë se 50 persona janë vrarë në një valë të sulmeve në tri provinca të Afganistanit, duke përfshirë edhe kryeqytetin Kabul, pavarësisht përpjekjeve për bisedime të paqes, që synojnë t’i japin fund luftës gati 18-vjeçare në këtë shtet.

Tri shpërthime në lindje të Kabulit më 25 korrik kanë lënë tetë persona të vdekur, duke përfshirë pesë gra dhe një fëmijë, kanë thënë zyrtarët.Përveç kësaj, 27 persona tjerë janë plagosur në shpërthime, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wahidullah Mayar. Sulmi i tretë është kryer me makinë-bombë. /Agjencitë