Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka anuluar bisedimet e fshehta që duhej të mbaheshin të dielën në Kampin David me presidentin afgan Ashraf Ghani dhe udhëheqësit e lartë të talebanëve.
Presidenti Trump, shkroi të shtunën në rrjetin social tëitter se i ka anuluar planet për një takim në pushimoren presidenciale në Maryland, pas sulmit me një makinë bombë në Kabul, që la pas vetes 12 të vrarë, përfshirë edhe një ushtar amerikan. /Agjencitë/