close

TRUMP ARRIN NË JAPONI

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti në Japoni për të marrë pjesë në samitin e vendeve më të industrializuara G20. Presidenti amerikan pritet të mbajë të paktën tetë takime bilaterale duke filluar me takimin e parë, që do të zhvillohet me kryeministrin australian, Scott Morrison.

Trump pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, presidentin kinez Xi Jinping, presidentin turk, Reccep Tayyip Erdogan dhe princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!