close

TRUMP: BE TË RIMARRË MBRAPSHT 800 LUFTËTARËT E ISIS-IT

Donald Trump u ka kërkuar vendeve të Bashkimit Europian të marrë mbrapsht 800 luftëtarët e ISIS-it që kishin shkuar në Siri prej këtyre vendeve, e që u kapën nga forcat e mbështetura prej Shteteve të Bashkuara, për t’i nxjerrë më pas ata përpara gjykatave.

Thirrja e shefit të Shtëpisë së Bardhë vjen teksa ai përgatitet të deklarojë fundin e kalifatit islamik në zonën veriperëndimore të Sirisë, me rënien edhe të bastionit të fundit të kontrolluar prej militantëve të grupit xhihadist, i njohur edhe si Shteti Islamik.

Disa vende të BE-së, si Franca kryesisht, kanë njoftuar se janë të përgatitur të pranojnë mbrapsht xhihadistët nga vendet e tyre, por Britania e Madhe ka qenë ngurruese. Sipas Mbretërisë së Bashkuar, luftëtarët që mbahen nga kurdët sirianë, aleatë të Perëndimit, mund të rikthehen vetëm nëse kërkojnë asistencë konsullore në Turqi. /Agjencitë/