Trump i ofroi Jordanisë kontroll të plotë mbi Bregun Perëndimor palestinez në vitin 2018

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ofroi Jordanisë kontroll të plotë të Bregut Perëndimor palestinez në vitin 2018, raportoi Washington Post.

Duke cituar një fragment nga The Divider: Trump në Shtëpinë e Bardhë 2017-2021, një libër i ardhshëm për administratën Trump, shkruar nga Peter Baker i New York Times dhe Susan Glasser i New Yorker, raporti thotë se oferta i është bërë mbretit Abdullah në janar të vitit 2018, shkruan thejerusalempost.

Nuk u përmend nëse Izraeli dhe kryeministri i atëhershëm, Benjamin Netanyahu kishin njohuri për propozimin e Trump.

Në një bisedë me një mik amerikan, mbreti jordanez tha se kur dëgjoi ofertën e ish-presidentit amerikan, “mendoi se po pësonte atak në zemër”.

“Nuk mund të merrja frymë”, tha mbreti në libër. Trump thuhet se mendoi se do t’i “bënte një nder mbretit të Jordanisë”.

Jordania sundoi Bregun Perëndimor nga viti 1948 derisa forcat izraelite pushtuan zonën në Luftën Gjashtë Ditore të vitit 1967.

Në vitin 1970, ndërsa mbështetja për PLO në Jordani u rrit, dhe me një numër të madh palestinezësh në Jordani, thirrjet e grupeve palestineze për të përmbysur monarkinë u përshkallëzuan në atë që tani njihet si Shtatori i Zi, në të cilin Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) nën të udhëhequr nga Yasser Arafat dhe grupe të tjera palestineze filluan një kryengritje kundër Jordanisë dhe mbretit Husein, i cili sundonte në atë kohë.

Lufta civile, e cila përfundoi me një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Egjipti, përfshiu beteja të dhunshme midis ushtrisë jordaneze dhe palestinezëve, të cilët madje u përpoqën dy herë të vrisnin mbretin, por pa rezultat.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share