close

TRUMP: “KRIZË HUMANITARE” NË KUFIRIN ME MEKSIKËN

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i kërkoi Kongresit në një fjalim televiziv të martën 5.7 miliardë dollarë për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën. Trump tha në fjalimin e tij të parë nga Zyra Ovale se kishte rritje të krizës humanitare në kufirin me Meksikën.

Menjëherë pas fjalimit të Trumpit i cili u transmetua drejtpërdrejt, udhëheqësit demokrat po ashtu mbajtën një fjalim ku akuzuan presidentin se po përdor taktika të frikës dhe po përhap keqinformim rreth situatës përgjatë kufirit. /Agjencitë/