Presidenti amerikan, Donald Trump ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë shtetërore treditore. Aeroplani i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara ka arritur në Aeroportin Stansted në mëngjesin e së hënës.
Trump do të takohet me familjen mbretërore derisa pritet të diskutojë edhe ndryshimet klimatike, dhe për kompaninë kineze të teknologjisë, Huawei me kryeministren në shkuarje të Britanisë, Theresa May.
Ai ka thënë përmes një postimi në Twitter se Khan është “humbës i ftoftë”, mirëpo megjithatë mezi pret ta takojë. /Agjencitë/
.@SadiqKhan, who by all accounts has done a terrible job as Mayor of London, has been foolishly “nasty” to the visiting President of the United States, by far the most important ally of the United Kingdom. He is a stone cold loser who should focus on crime in London, not me……
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) June 3, 2019