close

TRUMP OPTIMIST: TAKIMI ME KIM NË VIETNAM, JO I FUNDIT

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të mërkurën se pret të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, përsëri, edhe pas takimit të tyre të dytë, planifikuar për javën e ardhshme në Hanoi. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se do të donte të hiqte sanksionet mbi Korenë e Veriut, por se ai duhet të shohë Phenianin të bëjë një lëvizje të parë drejt denuklearizimit.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Koreja e Veriut të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore që kërcënon Uashingtonin. Koreja e Veriut ka këmbëngulur në heqjen e sanksioneve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, një fund formal i Luftës Koreane 1950-53 dhe garancive të sigurisë. /Agjencitë/