Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin, i cili tha se së shpejti do të tejkalojë nivelin e lejuar të pasurimit të uraniumit, se kërcënimet e tilla mund të kthehen dhe “ta kafshojnë vetë atë. “Ki kujdes me kërcënimet, Iran”, shkroi Trump në Twitter. ”
Ato mund të kthehen dhe t’ju kafshojnë, si askush më parë”, shtoi ai. Trump i bëri komentet pak orë pasi presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se vendi i tij do të rrisë pasurimin e uraniumit pas 7 korrikut, përtej limitit 3.67%, të përcaktuar me marrëveshjen bërthamore. /Agjencitë/