close

TRUMP PRITET ME PROTESTA NË TEKSAS DHE OHAJO

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vizituar dy qytetet ku ndodhën të shtënat në masë, por vizita u shoqërua me protesta dhe grindje me politikanët lokalë. Trump bëri thirrje për unitet pas sulmeve në Teksas dhe Ohajo, pasi vizitoi të mbijetuarit e sulmeve dhe zyrtarët e emergjencës.

Megjithatë, kritikat për retorikën e tij dhe mungesën e veprimeve për kontrollin e armëve, nuk pushuan. Në El Paso të Teksasit, disa protestues bartnin parulla duke thënë “Racist, shko në shtëpi”. Skena të ngjashme pati edhe gjatë vizitës në Ohajo. Përkrahësit e presidentit Trump gjithashtu dolën në rrugë. /Agjencitë/