Senatori demokrat Berni Sanders i ka shpallur luftë presidentit Donald Trump. Në dy mitingje paralele, Trump ka shprehur bindjen se do të fitojë sërish në 2020-n, ndërsa Sanders ka deklaruar se do ta mundë presidentin më të rrezikshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Në takimin më të madh të konservatorëve amerikanë, i mbajtur në Merilend, presidenti Donald Trump është shprehur i bindur se do të fitojë sërish në zgjedhjet presidenciale të 2020-s.
“Do të fitoj sërish dhe madje me thellë se në vitin 2016”,ka deklaruar Trump. Por ndërsa miliarderi i pasurive të patundshme mbante fjalimin më të gjatë të mbajtur ndonjëherë gjatë presidencës së tij, në Bruklin të Nju Jorkut, senatori Berni Sanders i shpalli atij luftë. /Agjencitë/