Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të vendosë tarifa të reja prej 10 për qind mbi produktet kineze me vlerë 300 miliardë dollarë, një lëvizje kjo që pritet të përshkallëzojë më tej luftën tregtare mes dy vendeve.
Deklarata erdhi pas raundit të radhës të bisedimeve, ku palët treguan pak vullnet për të tejkaluar ngërçin. Tarifat e reja, që pritet të hyjnë në fuqi më 1 shtator, faktikisht do të taksojnë të gjitha importet kineze në Shtetet e Bashkuara.
Ato pritet të mbulojnë një gamë të gjerë produktesh, nga telefonët “smart” deri tek veshjet. Ministri i Jashtëm kinez, Uang Ji kritikoi lëvizjen e Shtëpisë së Bardhë. /Agjencitë/