Trup këshilldhënës për emra të shoqatave dhe subjekteve juridike

NË PËRBËRJE TË TRUPIT SHTATË PROFESORËTË HISTORISË DHE AKADEMIKË

Formimi I shoqatës së bullgarëve në vend, me emra provokativ që asocojnë në fashizëm, e që ngriti regime negative në opinion, kanë detyruar qeverinë të krijojë një trup këshilldhënës për dhënie të mendimeve për përdorimin e emrave të personaliteteve historike dhe të tjerëve për shoqatat dhe subjektet juridike. Në seancën e sotme konstituive për kryesues të këtij trupi është zgjedhur Boban Petrovski nga Instituti për Histori në Shkup.

Trupi këshilldhënës do të jep mendime, por nuk ka ingerenca të ndalojë përdorimin e emrave sikurse klubet kontestuese të bullgarëve në vend, “Ivan Mihajlov” ose “Mbreti Borisi I Tretë”, të cilët për maqedonasit asocojnë në kohën e fashizmit. Në përbërje të trupit janë shtatë profesorë të historisë dhe akademikë, kurse për kryesues është zgjedhur Boban Petrovski nga Instituti për Histori në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, raporton Klan M.

“Ky trup do të jem mendime për karakterin e personaliteteve historike, mënyrën se si do të formohen shoqatat, me qëllim të shmangies së keqpërdorimeve të personaliteteve të caktuara që kanë kontekst negative nëpër epoka të ndryshme” – thonë nga qeveria e RMV-së.

Kjo erdhi si pasojë kur shumë institucione të vendit “hudhnin topin” se kush ka lejuar regjistrimin e klubeve të bullgarëve në Manastir, Ohër dhe vende tjera, me emra që interpretohen si ofenduese për qytetarët. Kohë më parë reagoi dhe komuniteti hebraik.

“Jemi të ofenduar nga regjistrimi i shoqatës “Mbreti Borisi i Tretë” në Ohër, por edhe nga lehtësia me të cilën në vendin tonë glorifikohet nacizmi, fashizmi dhe përhapet gjuhë e urrejtjes. Në vitin 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Mbreti Borisi i Tretë dhe Qeveria e Bullgarisë mbretërore janë fajtorët e drejtpërdrejtë për deportimin e më shumë se 11.300 hebrenjve nga territoret e okupuara në Maqedoni, Greqi dhe Serbi” – thonë nga Bashkësia Hebraike

Bullgarët insistojnë se në RMV ka mbi 100.000 bullgarë, sipas numrit të pasaportave bullgare. Thonë se të drejtat e tyre nuk respektohen mjaftueshëm dhe kushtëzojnë vendin para se të nisin negociatat praktike aderuese me BE që t`i fus bullgarët si bashkësi e barabartë në Kushtetutës. Por, në regjistrimin e vitit të kaluar, 3.500 qytetarë të vendit ishin deklaruar si bullgarë, kurse në zgjedhjet para tri ditëve kishin votuar vetëm 180 shtetas bullgarë në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share