close

TUINING PROJEKT: SISTEM EFIKAS KUNDËR FALSIFIKIMIT TË EUROVE

BE-ja për projektin ndan 250 mijë euro


Njëra nga detyrat reformuese të Maqedonisë, që është kërkesë e BE-së, është edhe lufta kundër falsifikimit të eurove. Në bashkëpunim me Bankën Popullore të Maqedonisë, MPB-ja përfshihet në këtë projekt të përkrahur nga Brukseli.

Maqedonia si aspiruese për integrimet në BE dhe NATO, sipas shembullit të vendeve anëtare, angazhohet për forcimin e rezistimit kundër falsifikimit të parave, në radhë të parë të eurove, por edhe me mënyra të tjera të luftës kundër krimit.

“Personalisht besoj fuqishëm se sa më shpejtë t’i ngrejmë këto kapacitete aq më parë do të futemi në procesin e bisedimeve por, njëkohësisht do t’i përforcojmë edhe institucionet tona me zmadhimin e kapaciteteve dhe stabilitetit të tyre, me çka do të rritet edhe besimi i qytetarëve.” –deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Zëvendës-guvernatorija e Bankës Popullore të Maqedonisë, Emilia Nacevska, thotë se institucioni i saj maksimalisht përkrahë këtë proces për mbrojtjen e euros, por edhe valutës së brendshme me shpresë se kjo gjë do të ndihmojë përfshirjen më të shpejtë në familjen evropiane.

“Vendosmëria e Bankës Popullore të Maqedonisë që me hapa të sigurtë të futet në sistemin evropian të Bankave Qendrore, duke i ndjekur çdoherë standardet dhe praktikat evropiane dhe duke i avancuar të gjithë segmetet e veprimtarisë së vet, paraqet njërin nga objektivat kryesore strategjike të institucionit tonë.” -deklaroi Zëvendës-guvernatorija e Bankës Popullore Emilija Nacevska.

Brukseli në luftën kundër eurove të falsifikuara futen në Maqedoni me një përkrahje prej 250 mijë eurosh.

“Kjo është detyrë të cilën duhet ta realizojnë të gjithë anëtarët e tanishëm dhe të ardhshëm të BE-së, si dhe ata të eurozonës, por kjo gjë nuk është e rëndësishme vetëm për ata. Përveç 360 milionë evropianë dhe 19 shtete anëtare të eurozonës, edhe 60 vende të tjera në botë, valutat e tyre kombëtare i lidhin me euron. Kjo është njëra nga valutat e rëndësishme ndërkombëtare, e cila përdoret edhe në rajonin më të gjërë të Ballkanit Perëndimor si valutë rezervë”- deklaroi euroambasadori Samuel Zhbogar.

Në komunikim me doganat e Maqedonisë lidhur me atë se sa raste të falsifikimit të eurove janë regjistruar, kuptuam se gjatë vitit 2018 e deri sot nuk ka mashtrime me eurot e rejshme, por policia në të shkuarën shumë herë ka regjistruar mashtrime të kryera nga nënshtetas të vendit dhe të huaj, nganjëherë edhe me shuma të majme. /Verica Dimitrievska/