“Tuneli i arratisjes”: Spasovski – Masa hetimore për të zbardhur rastin

Hetohet involivimi eventual i punonjësve të burgut  

Autoritetet e sigurisë në vend thonë se MPB-ja që para dy muajve ka pasur njohuri për organizimin e arratisjes nga Burgu i Idrizovës. Në këtë process, sic percjell KlanM,  është punuar bashkë me Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe është ngritur shkalla e sigurisë nëpër burgje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, ka theksuar se po ndërmerren masa të zgjeruara hetimore për të zbardhur rastin e parandalimit të arratisjes nga Burgu i Idrizovës, përmes një tuneli të gërmuar nga të burgosurit.

“Po ndërmerren masa gjithëpërfshirëse, jo vetëm tani, por procesi ka nis që më herët. Po punohet në grumbullimin e dëshmive, në bashkëpunim me prokurorin për krim të organizuar ku padyshim duhet të dëshmohet edhe pjesëmarrja e punonjësve të burgut” – tha Oliver Spasovski.

Njoftimet thonë se së paku tetë të dënuar me burg të rëndë, me muaj kanë gërmuar tunelin për t`u arratisur nga Burgu I Idrizovës.

Sipas detajeve të bërë publike nga policia, sic njofton KlanM, tuneli ka qenë I gjatë rreth 40 metra, me diametër 80 centimetra.

Autoritetet e sigurisë janë duke hetuar nëse në këtë aksion janë të involvuar edhe punonjës të burgut.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, gjatë vitit të kaluar, 250 të burgosur janë arratisur nga burgjet. Pjesa më e madhe e tyre kanë shfrytëzuar fundjavë të lirë dhe nuk janë kthyer për të vuajtur dënimin.

Maqedonia e Veriut, sic percjell KlanM, është rekordere për arratisje nga burgu, me thuajse 700 arratisje në 10.000 të burgosur – thuhet në Raportin Vjetor të Këshillit të Evropës për të burgosurit./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share