close
Bota

TURQI: 1 MAJI – POLICIA PËRPLASET ME PROTESTUESIT

C6F2A812-26AC-483D-B20B-21E4A4C793C6

SË PAKU 100 DEMOSTRUES TË ARRESTUAR


Një numër I madh I demostruesve janë arrestuar në Stamboll derisa përpiqeshin të shënojnë 1 Majin, duke shkelur ndalesën për tubime që e kishte vendosur qeveria turke në kuadër të masave anti-covid.

Së paku 100 persona janë arrestuar derisa po bënin përpjekje të arrijnë në sheshin Taksim në Stamboll dhe sipërfaqet tjera publike të qytetit.

Në Turqi tradicionalisht kritikët e Qeverisë dalin në rrugë dhe rregullisht përplasen me policinë.

Përfaqësues të Odës së Avokatëve në Stamboll kanë deklaruar se mund të rritet numri I të arrestuarve.

Në Turqi, nga 29 Prilli në fuqi janë masa më të ashpra anti-covid për shkak të valës së tretë vdekjeprurëse të pandemisë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia