Dy ekipet kryesojnë me nga 63 pikë
Galatasaraji ka shënuar fitore 2:0 në derbi ndeshjen e javës së 31-të në Superligën turke kundër Beshiktashit, duke marrë kështu kryesimin në renditje.
Nga një gol në secilën pjesë shënuan të besuarit e trajnerit Fatih Terim në mes polemikash, duke pasur parasysh se në dy raste duheshe të intervenojë edhe sistemi VAR, që solli shumë pakënaqësi pas vendimit të golit të parë, tek i cili mysafirët pretendonin për një rivënie anësore në favorin e tyre dhe jo në të Galatasarajit.
Megjithatë në fund vendimtare ishte ajo e arbitrit kryesor që sinjalizoi se goli i Henry Onyekuru, ishte në rregull, ndërsa golin e dytë Galata e gjeti në minutën e 55-të, me autorë Fernando.
Në fund fitore e merituar e Galatasarajit, që në këtë mënyrë mori kryesimin në Superligën turke nga Bashakshehir, edhe atë vetëm duke iu falënderuar gol-averazhit më të mirë. Që të dyja skuadrat kanë nga 63 pikë, ndërsa Beshiktashi me 59 pikë mbetet në pozitën e tretë. /Agjencitë/