28 vjeçari Jose Sural vdes në spital
Futbollisti çek, Jose Sural ka ndërruar jetë pas një aksidenti të pësuar me minibusin që po transportonte lojtarët e Alanyasporit në shtëpi pas një ndeshjeje si mysafir.
Sulmuesi 28-vjeçar vdiq në spital, derisa gjashtë bashkëlojtarë të tij kanë mbetur të lënduar.
Këtë gjë e ka konfirmuar klubi turk përmes një njoftimi në rrjetin social “Twitter”.
Sural ishte rezervist për Alanyasporin në barazimin 1:1 ndaj Kayserispor të dielën.
Minibusi po transportonte shtatë lojtarë, derisa të tjerët ishin kthyer nga ndeshja me transport privat. /Agjencitë/