close

TURQI: VIZITA E JOHN BOLTON-it PËR SIRINË

Këshilltari për siguri kombëtare i shtëpisë së bardhë, John Bolton, takoi në Ankara zyrtarë të lartë turq për të sqaruar disa çështje rreth synimeve të SHBA-së në siri.

Një zëdhënës i këshillit për siguri kombëtare në SHBA, Garrett Marquis, tha se dy palët kanë identifikuar çështje të tjera për dialog. Bolton ka thënë më herët se do që të sigurojë garanci nga Turqia se ajo nuk do të sulmojë milicinë kurde në Siri, e cila është aleate e SHBA-së, në luftën kundër ekstremistëve të grupit Shteti Islamik. /Agjencitë/