close
Vendi

TURQIA I DHURON RMV-së 7.400 UNIFORMA “GORTEKS”

176562640_10157604242075163_4282109973062459108_n

SEKIZÇOK: NDAJNË VLERA TË PËRBASHKËTA NË NATO


Turqia i ka dhuruar Armatës së Maqedonisë së Veriut 7400 uniforma luftarake, të prodhimit vendas me cilësinë e ashtuquajtur “Gorteksi i artë”. Të dyja vendet janë partnerë në NATO, ndërsa anëtarësimin e vendit në Aleancë, vitin e kaluar, Ankaraja zyratre e ka mbështetur paraprakisht për dekada me rradhë.

Duke e theksuar “solidaritetin shekullor dhe ndarjen me Maqedoninë e Veriut”, siç tha ambasadori turk në vend, Turqia e ka mbështetur pajisjen e armatës në vend, ndërsa në këtë mënyrë do të vazhdojë edhe më tej. Donacioni më i ri me 7400 uniforma luftarake të cilësisë së lartë “Gorteks”, rezistente në shi dhe në erë, të prodhimit turk.

HASAN SEKIZÇOK, AMBASADOR I TURQISË

“Lidhjet e fuqishme në fushën ushtarake e pohojnë faktin sa në mënyrë të ndërsjellë i kushtojmë rëndësi sigurisë sonë. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut para një viti në NATO, anëtarësim që e ka merituar për shumë vite, do të mundësojë rrënjosje edhe më të fuqishme të vlerave të përbashkëta të aleancës në rajonin e Ballkanit. Edhe bashkëpunimi në mes vendeve tona do të vazhdojë në të gjitha fushat edhe në periudhën që vjen.”

Këto janë uniforma shtesë për ushtarët, të cilët tashmë kanë pajisje për nevoja të ndryshme, pasi ushtria për një kohë të gjatë ankohej për çizmet dhe uniformat e konsumuara.

RADMILA SHEQERINSKA, MINISTRE E MBROJTJES

“Kemi siguruar uniforma të reja, çizme të reja, në ditët paraprake është përfunduar furnizimi me kompletin e dytë, uniforma e dytë luftarake për të gjithë pjesëtarët, e kemi përfunduar uniformën solemne për pjesëtarët e armatës, por sigurojmë edhe pajisje të reja ABH, pajisje sportive dhe lista vërtetë vazhdon më tej.”

Maqedonia e Veriut dhe Turqia janë partnerë në NATO, pasi vendi u anëtarësua në Aleancë para një viti. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia