Qeveria turke po përballet me presionin për të ndaluar tregtinë e arit nga Venezuela. Turqia konsiderohet tani si shqetësimi kryesor midis vendeve që merren me këtë tregti. Ka dyshime të mëdha se ari i eksportuar në Turqi përfundon në Iran duke dhunuar në këtë mënyrë sanksionet e SHBA-së.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mbështet presidentin venezuelian Nicilas Maduro, i cili po përballet me protesta masive. Tregtia e arit e Venezuelës me Turqinë po rritet.
Vitin e kaluar, vendi eksportoi ar me vlerë më shumë se 900 milionë dollarë në Turqi, që duket se do të rafinoheshin atje dhe do të ktheheshin në Venezuelë, edhe pse nuk ka rekord të rieksportimit. Prandaj janë rritur dyshimet se kjo sasi ari mund të shkojë në Iran përmes Turqisë, gjë që është shkelje e sanksioneve të SHBA. /Agjencitë/