close

TUSK SULMON PROMOVUESIT E BREXIT-it

Djathtisti Farazh me kundërpërgjigje


Shefi i BE-së Donald Tusk duke folur rreth BREXIT-it ka ngritur një sërë kontraversash duke thënë se “në ferr ka një vend të posaçëm për ata që promovojnë BREXIT-in pa një plan”. Kryetari i këshillit Evropian këtë e ka thënë pas një takimi me Kryeministrin irlandez Leo Varadkar. Një nga ithtarët e BREXIT-it, politikani britanik i së djathtës, Najxhel Farazh me kundërpërgjigje se “pa njerëz sikurse Tusku, atij i duket si parajsë”.

Në momentin kur Kryeministrja britanike Tereza Mej me muaj po mundohet ta shtyejë në Parlamentin e Londrës marrëveshjen për BREXIT-in, që tashmë e ka arritur me përfaqësuesit e BE-s, Kryetari i këshillit Evropian, në mënyrë jo të zakonshme ka shprehur revoltën e tij nga ngecja e procesit. Donald Tusk në një konferencë shtypi shtroi pyetjen se si duket vendi në ferr për promovuesit e BREXIT-it pa një plan?

“Detyra jonë më e rëndësishme është që ta parandalojmë skenarin “pa marrëveshje”. Pozicioni i 27 anëtarëve të BE-së është qartë e shprehur në dokumentin e dakorduar me qeverinë britanike. 27 vendet anëtare nuk kanë një ofertë të re… Çështja kryesore për ne mbetet kufiri i ishullit të Irlandës dhe garanca për mbajtjen e një procesi paqësor konform marrëveshjes nga “E premtja e madhe”. Por unë shtroj pyetjen se si duket vendi i posaçëm në ferr për ata që promovojnë BREXIT-in pa një plan të detajuar se si të bëhet kjo” -deklaroi Donald Tusk – Kryetar i Këshillit të Evropës.

Çështja e kufirit mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, i shqetëson autoritetet në Dablin. Ministrja e Jashtme irlandeze Helen Mekenti, gjatë qëndrimit në Shkup, ka theksuar se gjatë negociatave dyvjeçare me Londrën dhe Brukselin, kanë marrë sigurime për zgjidhje paqësore, që nënkupton edhe respektimin e kufirit të hapur për komunikim në ishull.

“Kur bëhet fjalë për kufirin irlandez apo BEKSTOP, nuk do jetë e mundshme tërheqja nga ajo që tashmë është dakorduar në marrëveshje. Unë shpresoj se qeveria britanike do të vijë në Bruksel me propozime tjera, por nëse bëhet fjalë për hapjen e sërishme të çështjes së kufirit, kjo nuk do të jetë e mundshme” Helen Mekenti – Kryeministre e Irlandës

Prej se Donald Tusk e shkroi komentin për “ferrin’ edhe në rrjetin social Tuitter pasuan reagime të shumta, mes të cilëve edhe ai i ithtarit kryesor të BREXIT-it, politikanit djathtist britanik Najxhell Farazh. Ai Tuskut ju kundërpërgjigj se ‘Pas BREXIT-it do të lirohemi nga njerëz të pazgjedhur, arrogantë e të dhunshëm sikurse je ti që udhëheqin vendin tonë. Kjo mua, më shumë më ngjan në parajsë”. Nëse Britania nuk arrin ta miratojë marrëveshjen tashmë të arritur me Brukselin, nuk përjashtohet largimi nga BE-ja pa një marrëveshje, që mund ta çojë në rrezik procesin paqësor historik, që i dha fund dhunës shumëvjeçare mes republikanëve irlandez dhe unionistëve të ishujve britanik. /Biljana Georgievska/