close

TV KLAN MËSON: MERKELI OPTIMISTE PËR ÇELJEN E BISEDIMEVE ME RMV

Kryeministri Zoran Zaev, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov, kanë përfunduar takimin me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Megjithëse nga të dyja palët nuk ka pasur prononcime, TV Klan Macedonia mëson se delegacioni nga Shkupi ka marrë sigurime nga Kancelarja se vendimi për çeljen e negociatave për aderim me të drejta të plota të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian do të jetë pozitiv: ‘Sivjet do të fillojmë bisedimet. Vendimin për këtë e merr Bundestagu gjatë shtatorit,’- tha një burim i besueshëm nga Berlini duke saktësuar se Kancelarja ka shprehur optimizmin se ky vendim ka për të qenë i favorshëm për Shkupin zyrtar. /Klan Maqedoni/