U nënshkrua marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për tregti të lirë

Sot në Pragë, në prani të Kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe Kryeministrit të Ukrainës, Denis Shmihal, në mënyrë solemne u nënshkruan vendimet me të cilat plotësohet dhe rishikohet Marrëveshja ekzistuese për Tregti të Lirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, me qëllim që të lehtësohet tregti e lirë dhe sigurimi i ushqimit midis dy vendeve.

Vendimet i nënshkruan ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe zëvendësministri për Zhvillim Ekonomik dhe Tregti Ukrainës, Taras Kaçka.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë takimit në të cilin mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Kryeministri Kovaçevski edhe një herë i konfirmoi qëndrimet e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë dhe të padyshimtë për vendin dhe popullin e Ukrainës, për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Kryeministri Denis Shmahil e falënderoi delegacionin tonë të udhëhequr nga Kryeministri Kovaçevski për mbështetjen e madhe që Republika e Maqedonisë së Veriut ia jep Ukrainës.

Në biseda, Kryeministri Kovaçevski tregoi se përmbajtja drejt aktiviteteve dhe politikave të BE-së dhe botës demokratike, për ne si shtet do të thotë  që të qëndrojmë në anën e duhur, në momentin e duhur.

Me nënshkrimin e sotëm të marrëveshjeve në lidhje me tregtinë e lirë dhe sigurimin  e ushqimit,  në mënyrë shtesë  forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve.

Dokumentet e nënshkruara mundësojnë liberalizim të mëtejshëm të tregtisë me produkte bujqësore dhe ushqimore nga të dyja palët. Në të njëjtën kohë, mundësohet eksporti pa doganë, veçanërisht për pemët dhe perimet e freskëta dhe tarifë  doganore e ulur gjatë eksportit dhe importit të një numri të madh të produkteve ushqimore.

Me këto plotësime në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, arrihet liberalizim shumë më i madh në lidhje me rregullat për origjinën, gjegjësisht nëse deri më tani për eksport në Ukrainë janë shfrytëzuar  vetëm lëndë të para nga Maqedonia e Veriut dhe Ukraina dhe anasjelltas, ndërsa për eksport nga vendi ynë janë përdoreshin vetëm lëndë të para me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe Ukraina, me këto rregulla të reja do të  jetë e mundur të përdoren edhe lëndët e para të BE-së. Marrëveshja e re do të mundësojë shfrytëzimin e lëndëve të para nga Ukraina gjatë eksportit në BE dhe anasjelltas.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share