close

UASHINGTON: OSMANI TAKIM ME ELIOT ENGEL

Engel me letër deri tek Pompeo


Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës disaditore në Uashington, vizitoi edhe Kongresin Amerikan, ku mes takimesh të shumta, mbajti takim edhe me Kryesuesin e ri të Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin e SHBA-ve – Eliot Engel.

Zv-kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani gjatë vizitës në Uashington i shprehu mirënjohje për pozitën e re Kongresmenit Eliot Ejngel, si Kryesues me Komitetin për Politikë të Jashtme në Kongresin e SHBA-ve,  roli i të cilit në krijimin e orientimit perëndimor për gjithë rajonin Ballkanik është i rëndësishëm.

“Si asnjëherë më parë, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor ndodhet nën ndikimin e momentumit të fuqishëm evropian dhe euro-atlantik, në të cilën Maqedonia, me sjelljen dhe suksesin e saj euro-atlantik, ka rol të rëndësishëm në përforcimin e këtij ndikimi. Ky funksion i ri na udhëzon në bashkëpunim të mëtutjeshëm në të ardhmen, për të cilin si një njohës i mirë i rrethanave rajonale, pres që të ketë ndikim pozitiv akoma më të madh në implementimin e vlerave perëndimore të Ballkanit” – theksoi Osmani.

Kongresmeni Eliot Engel, Osmanit ia dorëzoi letrën, me të cilën ai si Kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan, së bashku me Kongresmenin Majkëll MekKol, në mënyrë të drejtpërdrejt i drejtohen Sekretarit Shtetëror Majkëll Pompeo, për mbështetjen e Maqedonisë në aspiratat e saja euro-atlantike, të cilën e potencojnë edhe në letër sepse paraqet interes të drejtpërdrejt të SHBA-ve dhe aleatëve të saj. Paraprakisht Osmani mori pjesë në mëngjesin tradicional të Lutjeve nën organizimin e Kryetarit Amerikan, Donald Tramp. /Xhumadije Ibraimi/