close

UASHINGTON: PRESIDENTI TRUMP ANULON PJESËMARRJEN NË DAVOS

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, që mbahet në fund të muajit janar.

Ende mbetet e paqartë nëse mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane do të përfundojë deri më 22 janar, kohë kjo kur mbahet Forumi.

Presidenti Trump dhe demokratët janë në mosmarrëveshje të thellë sa i përket ndërtimit të murit me Meksikën. /Agjencitë/