Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, mohoi se ka ofruar dorëheqje, edhe pse, sipas disa audio-incizimeve, që rrodhën të hënën në publik, ajo tha se do ta bënte një gjë të tillë. “Sikur të kem zgjedhje, gjëja e parë do të ishte dorëheqja”, u dëgjua të ketë thënë Lam në një takim privat të udhëheqësve të biznesit. Të martën, ajo tha se “nuk ka ofruar kurrë dorëheqje”, por nuk e mohoi vërtetësinë e regjistrimit. /Agjencitë/
UDHËHEQËSJA E HONG KONGUT MOHON DORËHEQJEN
