close
Sport

UEFA MBËSHTET AKSIONIN “HESHTJE TOTALE” NË RRJETET SOCIALE

21F00157-8ADD-48E6-AD0E-F96A62AA07E2

AKSIONI ZGJAT NGA E PREMTJA DERI TË HËNËN


UEFA-ja ka njoftuar se nga e Premtja deri të Hënën, nëpër rrjetet sociale do t`I bashkangjitet “heshtjes totale” që e kanë ngritur klubet angleze të futbollit në shenjë protese kundër ofendimeve raciste, viktima të së cilës janë futbollistët.

“Ka keqtrajtime edhe në terren edhe në rrjetet sociale. Kjo është e papranueshme dhe duhet të merr fund me ndihmën e opinionit, ligjeve dhe rrjeteve të fuqishme sociale” – ka deklaruar Presidenti I UEFA-së, Aleksander Ceferin.

Klubet angleze të futbollit kanë paralajmëruar “heshtje totale” në rrjetet sociale të Federatës së Futbollit anglez, klubeve të Prmier Ligës dhe ligave tjra si dhe Super Ligës së femrave që ka filluar nga e Premtja në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri të Hënën në orën 22:59.

Vendimi për këtë nismë është marrë, pas një aksioni të ngjashëm që e kishin zbatuar klubi skocez Renxhers dhe klubet angleze Birmingem dhe Svonsi, futbollistët e të cilëve, Jan Danda, Ben Kabango dhe Xhamal Louv, kohë më parë kishin qenë në internet viktima të ofendimeve rasiste. 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia