close

UEFA NDRYSHON RREGULLIN NGA VITI 1965

Të hiqet e drejta e përparësisë së golit si mysafir


UEFA ka bërë ndërmend që të heqë përfundimisht një nga rregullat më të famshëm të lojës më të bukur në botë, ose minimalisht ta modifikojë atë.

Sipas asaj që shkruan sportivja gjermane “Kicker”, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, që do të mblidhet ditën e nesërme në Romë, do të marrë në shqyrtim propozimin e bërë nga presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel.

Gridel do të kërkojë që të hiqet rregulli i golit në fushë kundërshtare, rregull që ekziston që nga viti 1965, kur u aplikua për herë të parë në finalen e Kupës së Kupave mes Duklës së Pragës dhe Budapest Honvedit.

Ky diskutim ka hasur shumë debat, ndërsa është propzuar dhe një vijë e mesme, ajo që ky gol të mos vlejë në rast se do të duhet koha shtesë prej 30 minutash për të shpallur fituesin. /Agjencitë/