Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka përgatitur garën e tretë që pritet të fillon pas dy viteve dhe do të emërohet Liga e Konferencave, shkruan gazeta gjermane Bild.
Gara e re në Evropë do të starton nga sezoni 2021/22 dhe do të jetë një shans për klubet më të vogla të luajnë mes vete, ashtu si ata në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Evropa.
Bëhet fjalë për një turne i ngjashëm me formatin e Ligës së Kampionëve me 32 ekipe të ndara në tetë grupe.
Ndryshim i vetëm është mënyra se si klubet do të hynë në raundin e nokautit. Sipas njoftimeve, tetë fituesit e grupeve do të shkojnë drejtpërdrejt në të tetën e finales, ndërsa tetë ekipet e vendit të dytë do të luajnë me tetë ekipet e vendit të tretë në grupet e Ligës Europa.
Ndryshim i vetëm është mënyra se si klubet do të hyjnë në raundin e nokaut do të jenë të ndryshme. Sipas njoftimeve, tetë skuadrat fituese të grupeve kualifikohen direkt në të tetën e finales, ndërsa tetë ekipet e dyta do të luajnë barazh me tetë ekipet e treta të grupeve të Europa Ligës për kualifikim në raundin nokaut. /Agjencitë/