Ndeshjet e para në Grupet e Ligës së Kampionëve janë caktuar të zhvillohen më 17 dhe 18 shtator. Ndërkaq të enjten më 29 gushtit, në orën 18:00, në Grimaldi Forum të Monakos do të hidhet shorti për fazën e grupeve, ku 8 grupe do të jenë të përbëra nga 4 skuadra.
Do të jenë katër vazo me nga 8 skuadra, deri tani është e konfirmuar vetëm vazoja e parë, që janë fituesit e kampionateve më të forta në Europë dhe dy kompeticioneve të UEFA-s. Ndërsa në Vazon e parë do të jenë: Liverpulli fitues i Ligës së Kampionëve, Çellzi fitues i Ligës Evropa, Barcelona, Mançester Siti, Juventusi, Bajerni i Mynihut, PSZH dhe Zeniti.
Vazot e tjera do të plotësohen në bazë të koeficienteve të klubeve, që llogaritet nga pjesëmarrja e tyre në kupat e Europës në 5 vitet e fundit. Teksa këtë vit hyn në fuqi edhe rregulli i ri, që lidhet me koeficientin që federatat kanë në pjesëmarrjen në këto kompeticione. /Agjencitë/